75 Mall Live Search
18:06 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FAST-i i Policisë së Kosovës, njësiti kredibil që arrestoi personin e kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti “Fast” – i cili merret ekskluzivisht me personat e kërkuar, ka arrestuar mbrëmë një shtetas gjerman i cili ishte nën “llupën” e Interpolit.

Autoritetet e sigurisë në bashkëpunim me ata të Gjermanisë kanë prangosur mbrëmë Qadir Ali Kan, i cili ishte i dënuar me 20 vite burgim për trafikim me drogë.

Vlen të theksohet se “Fasti” i Policisë është njëri prej njësiteve më kredibile në Republikën e Kosovës.

Me punë të besueshme dhe rezultate maksimale “Ekipi për kërkimin aktiv të të arratisurve” kanë arrestuar një numër të madh të personave të kërkuar.

Ndryshe, për arrestimin e Ali Kanit është deklaruar edhe zyra për informim e Policisë e Kosovës.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri së Drejtësisë”, ka thënë Bajram Krasniqi për “Indeksonline”.