Të shtëna armësh ndaj ‘Tarkanit’, policia jep detajet e fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria”.
Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”. Ai ka thënë se aktualisht autoritetet e sigurisë janë duke e hetuar rastin.
“…Po ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:00. Për momentin policia është duke e hetuar rastin dhe më vonë na dërgojnë me shkrim për detajet tjera. Deri në këtë kohë, nuk është identifku asnjë i dyshuar dhe po ashtu nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Ndryshe, Indeksonline raportoi pak më parë se cak i këtij sulmi ishte zyrtari policor Avni Berisha i njohur në publik si ‘Tarkani’. Gjendja shëndetësore e këtij të fundit mësohet të jetë e mirë./Indeksonline/