Klubi kosovar siguron shërbimet e trajnerit italian, së shpejti prezantimi
Liria e Prizrenit së shpejti do ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës.
Bëhet fjalë për trajnerin italian, Vinxenzo Alberto Anesso, i cili do ta marrë ”timonin” e Lirisë.
Siç shkruan Sheshi, të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe se këto ditë do të bëhet prezantimi zyrtar, transmeton IndeksOnline.
Ditë më parë, Annese ka arritur në Kosovë, teksa ishte i pranishëm në tribuna në ndeshjen, Liria – Flamurtari.
Annese është 34-vjeçar dhe së fundmi ka drejtuar skuadrën nga Indonezia, PSIS Semarang.
Vlen të përmendet se Annese ka drjtuar edhe të rinjët e Kombëtares së Armenisë./IndeksOnline/