Edhe pse anuloi vizitën në Shqipëri, presidenti Meta takohet me kryeministrin izraelit
Kryeministri i Izarelit, Benjamin Netanyahu ditë më parë kishte anuluar vizitën e parashikuar të tij në Shqipëri, më 1 nëntor.
Megjithatë, presidenti i Shqipërisë u takuar me Netanyahun gjatë ditës së sotme gjatë qëndrimit të liderëve botërorë në Francë, për nderë të shënjimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Përmes një postimi në Facebook Meta tha se kishte kënaqësinë të takohet me Netanyahun, duke shprehur marrëdhënia mes popullit izraelit dhe shqiptar është unike.
“Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen’, shkruan Presidenti Ilir Meta në faqen e tij në Facebook./Indeksonline/