75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

O’Connell: Është përgjegjësi e gjithsecilit të ngritim kauzën e paqes

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Përmes një fjali përkujtimi ai ka thënë se sot përkujtohen të gjithë ata që dhanë jetën në ndjekje të paqes, madje edhe të asaj në Kosovë.

Ky është fjalimi i tij:

“Sot ne përkujtojmë të gjitha ata që dhanë jetën e tyre në shërbim të vendeve të tyre, mes tyre edhe ata që kanë jetën e tyre në ndjekje të paqes në Kosovë, duke përfshirë edhe 14 persona nga shërbimi britanik, emrat e të cilëve janë shkruar në memorialin pas meje.

Veçanërisht i kujtojmë ata miliona njerëz që vdiqën nga të gjitha anët, në Luftën e Parë Botërore.

Kjo luftë nuk ishte lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërat. Ne kujtojmë humbjen tonë për një arsye. Jo për të festuar luftën, por për të mësuar veten në lidhje me koston dhe sakrificat e bëra në mënyrë që ne të mund të gëzojmë paqen. Ndërsa kujtojmë, duhet të ri përtërisim veten në shërbim të paqes dhe miqësisë midis kombeve.

Secila nga familjet tona është prekur, me kalimin e kohës, nga humbja personale në luftë. Është përgjegjësi e secilit prej nesh personalisht të ngrisim kauzën e paqes.

Sipas fjalëve të Edith Cavell, në më shumë se 100 vjet më parë për punën e saj si infermiere: “Patriotizmi nuk është i mjaftueshëm. Nuk duhet të kemi asnjë urrejtje apo hidhërim për askënd”, ka thënë  O’Connell./Indeksonline/