75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në një vjetorin e vdekjes, Çun Lajçi libër me kujtime për vajzën e tij të ndjerë

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi po vazhdon ta vuajë vdekjen e vajzës së tij, Bubulinës.

Ai çdo ditë në rrjete sociale ndanë poezi, rrëfime e fotografi të dhimbshme, por edhe kujtimi gëzimi me të bijën e tij të vetme që vdiq vitin e kaluar, shkruan Indeksonline.


Madje aktori të gjitha këto i ka përshkruar në një përmbledhje, libër ky që do të publikohet më 20 nëntor në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Bubulinë, ti letër e palexume”, mban titullin libri që përmbledh letra e kujtime, që ai ka vendosur t’i ndajë me të tjerët pikërisht në një vjetorin e vdekjes së Bubulinës./Indeksonline/