75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gërxhaliu: Gjykatat s’po i sjellin rastet e aksidenteve për autopsi, thonë se familja s’do

Gjykatat e Kosovës nuk po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi, ka thënë sot Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, gjatë një tryeze të organizuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, me temën: “Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidente të komunikacionit: Shqetësimi i industrisë së sigurimeve”.

Ai ka theksuar se është tejet shqetësuese dhe gjithmonë gjykatat arsyetohen se familja nuk dëshiron.

“Jo të gjitha gjykatat në Kosovë nuk i sjellin në autopsi. Shpesh ndodhë me pretekstin që nuk dëshiron familja”, tha Gërxhaliu.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, foli edhe për sigurinë në komunikacion. Sipas tij, mbi 90 % të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurisë.

“Po e them me përgjegjësi të plotë 90% të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë nga mos përdorimi i rripit të sigurisë”, tha Gërxhaliu. /Indeksonline/