Rrihen mes vete tre persona në Gjilan, arrestohen
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Lladovë të Gjilanit, të cilët janë rrahur mes vete.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti. Dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/