Ish-trajneri i Barcelonës bëhet trajner i Meksikës
Kombëtarja nga Amerika Veriore më në fund është bërë me trajner të ri.
Meksika ka konfirmuar sot se ka gjetur trajnerin e ardhshëm të kombëtares së futbollit dhe ai do të jetë argjentinasi Gerardo Martinez, i njohur ndryshe si Tata Martinez.
Ky i fundit është bërë i njohur pasi është ulur më herët në stolin e Barcelonës, por ka drejtuar edhe kombëtaren argjentinase në periudhën 2014-2016.
Së fundi Tata Martinez ka pasur një eksperiencë në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar skuadrën e Atlanta United.
Zyrtarizimi i tij në stolin e Meksikë, pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme. /IndeksOnline/