75 Mall Live Search
10:50 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes në QKUK, personi që ishte goditur nga një veturë

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të mara para disa ditësh në një aksident trafiku që kishte ndodhur në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 12 nëntor, ku viktima kishte marrë tretman mjekësor në QKUK, dhe më pas ishte liruar për në shtëpi. Më datë 14 nëntor, viktimës pasi iu ka keqësuar gjendja shëndetësor prapë ka kërkuar ndihmë mjekësorë,  ku më pas ka ren në komë.

Kurse, dita e djeshme rezultoi të jetë fatale për viktimën, ku ky i fundit ka ndërruar jetë.

Ndryshe, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa të dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/