Shkrimi i mediumit maltez pasi Kosova e shpartalloi Maltën mbrëmë
Kombëtarja e Kosovës e ka regjistruar fitoren e radhës mbrëmë në Ligën e Kombeve.
Skuadra e Bernard Challandes e ka mposhtur Maltën si mysafir me rezultat të thellë, 5-0.
E normalisht kjo humbje e lë Maltën në pozitë të vështirë për të shpresuar për ndonjë kualifikim tutje, transmeton IndeksOnline.
Këtë humbje e ka cilësuar të tmerrshme edhe mediumi maltez, ”Malta Today”. Gazeta në fjalë i kushtoi një shkrim kësaj ndeshje.
”Shqetësimi më i madh për Maltën ishte pezullimi i Agius dhe Steve Borg. Të dy mbrojtësit u pezulluan pasi morën kartonat e dytë të verdhë”.
”Kosova e kontrolloi ndeshjen dhe arkëtoi tre pikë me stil”.
”Pas këtij rezultati, Malta mbetet në vendin e fundit me dy pikë. Nga ana tjetër, Kosova e përforcoi kreun në tabelë”, thuhet më tutje në shkrimin e Malta Today./IndeksOnline/