75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Paga marramendëse që Man Unitedi ia ofron yllit të Romës

Manchester Unitedi është i gatshëm t’ja dyfishojë pagën Lorenzo Pellegrinit, kështu që Roma mund të përballet me largimin e tij.

Jose Mourinho është duke insistuar që ta transferojë reprezentuesin italian qysh në afatin kalimtar dimëror.

Sipas Corriere dello Sport, një takim në Londër mes agjentit, Giacomo Pocetta dhe drejtorëve të Man Unitedit të shtunën, ka rezultuar me një ”marrëveshje”, transmeton IndeksOnline.

Image result for lorenzo pellegrini roma 20`18

Jo vetëm që mund ta paguajë klauzolën e mesfushorit, e cila vlen 30 milionë euro, por Man Unitedi dëshiron edhe t’ja dyfishojë pagën vjetore që e ka 1 milionë euro.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi nuk dëshiron që ta humbasë edhe një tjetër talent në mesfushë, pas largimit të Radja Naiggolan dhe Kevin Strootman gjatë verës.

Para kësaj, klubi romak dëshiron t’i ofrojë lojtarit kontratë të re dhe t’ja eliminojë klauzolën prej 30 milionë euro./IndeksOnline/