75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri pyetet nëse do të pinte kafe me Nevillen – përgjigjja e tij është brilliante

Xherdan Shaqiri beson se ua ka ”mbyllur gojën” kritikëve pas kalimit në Liverpool – dhe se nuk i intereson se çfarë Gary Neville i thotë.

Ylli kosovar ka luajtur më shumë javëve të fundit, duke shkëlqyer në fitoret ndaj Cardiff, Crvena Zvezdës dhe Fulhamit.

Që prej kalimit të tij te Liverpooli, Shaqiri ka pasur disa debate të ”nxehta” me legjendën e Gary Nevillen, dhe tani radhën e ka reprezentuesi zviceran të flasë, transmeton IndeksOnline.

”Jo, me gjasë jo”, tha Shaqiri për Blick kur u pyetë nëse do të pinte kafe me Nevillen. ”Nuk mërzitem se çfarë ai thotë”.

”Shumë kanë menduar se transferimi im te Liverpooli ka qenë hap i madh. Por, si gjithnjë, unë jam i qetë”.

”Unë e dija, për shkak të përvojave te Interi dhe Bayerni, që duhet të jem i durueshëm dhe të fokusohem te puna ime”./IndeksOnline/