11:32 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sfidat kruciale që ylli i Barçës do t’i humbasë pas lëndimit

Ivan Rakitic pritet të mungojë në një periudhë më të gjatë, që prej kalimit të tij te klubi katalunas në vitin 2014.

Mesfushori kroat do të mungojë deri në tri javë pas një lëndimi në këmbë gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.

Kështu, ai do të mungojë në ndeshjet e radhës ndaj PSV-s dhe Villarealit, kurse për ndeshjen ndaj Atleticos, është tashmë i pezulluar, transmeton IndeksOnline.

El Mundo raporton se 30-vjeçari ka munguar në total në vetëm tri ndeshje shkaku i lëndimeve.

Dy prej këtyre ishin në sezonin e kaluar shkaku i një pësimi të frakturës në gisht.

Përndryshe, pas katër vitesh te Barcelona, Rakitic është njëri prej mesfushorëve më të mirë të Barcelonës./IndeksOnline/