Dy emrat që Sarri i kërkon me ngulm te Chelsea
Javën e kaluar, FIFA ka raportuar se klubi anglez, Chelsea është në rrezik të pezullohet për dy vite në transferimin e lojtarëve.
E kjo vjen për shkak të lojtarëve të rinj, me të cilët thuhet se klubi ka shkelur rregulloret për transferimin e tyre.
Sunday Express shkruan se Chelsea do të kërkojë të shpenzojë më shumë në janar, transmeton IndeksOnline.
Dy nga emrat që ish-trajneri i Napolit, tashmë trajneri aktual i Chelseat, Maurizio Sarri është interesuar për t’i sjellur në Londër janë Elseid Hysaj dhe Alex Sandro.
Për të dy lojtarët, Chelsea do të përballet me një konkurrencë të madhe për t’i transferuar.
Përndryshe, sa i përket situatës së Hysajt, është duke pasur ngecje në rinovimin e kontratës së tij me klubin e Aurelio De Laurentiis./IndeksOnline/