15:44 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat franceze: Macron do të mundohet të bind Gjermaninë për korrigjim të kufijve

Radio franceze RFI ka supozuar se presidenti francez Emmanuel Macron mund të mbështes idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas disa viteve pasivitet, Franca dëshiron të rifutet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve, thuhej në artikullin e radio RFI, transmeton Indeksonline.

Franca do të mundohet ta bind Gjermaninë për të pranuar një korrigjim të kufijve.

Në artikull po ashtu thuhej që korrigjimi mund të ndodh kur Kosova jep pjesën e veriut të Kosovës dhe merr Luginën e Preshevës ku janë shumicë shqiptarët./Indeksonline/