75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të gatshëm për ta shkruar historinë në ”Fadil Vokrri”

Çdo plan që keni për sonte, duhet anuluar. Kjo për arsye se Kombëtarja e Kosovës e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme që prej themelimit.

Pas fitores ndaj Maltës në fundjavë, në kuadër të Ligës së Kombeve, sot, ”Dardanët” përballen me Azerbajxhanin.

Në Prishtinë, në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, Kosova është nikoqir i Azerbajxhanit në ndeshjen e vlefshme për Ligën D3, shkruan IndeksOnline.

Një fitore eventuale apo edhe një barazim, do ta dërgonte Kosovën në gjysmëfinalen e kësaj Lige.

Pra, Kosova është gati që sonte ta shkruajë historinë, me ndihmën e spektaktorëve të jashtëzakonshëm në ”Fadil Vokrri”.

Në rast të kualifikimit tutje, Kosova mund të përballet me Maqedoninë ose Gjeorgjinë./IndeksOnline/