Arbnor Krasniqi i bashkohet FC Prishtina 01
Arbnor Krasniqi i lindur në Prishtinë me 28 gusht të vitit 1987 është bërë pjesë e FC Prishtina 01.
Portieri i njohur ka filluar me në vitin 2015 me themelimin e klubit FC Prishtina.
Ai ka luajtur pastaj edhe me Liburnin ku e ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës në sezonin 2016/17.
Ka qenë edhe pjesë e Besës për një edicion, ku ka ruajtur portën me mjaftë sukses.
Së fundmi ka qenë te Feniksi ku ka marr pjesë në ‘Main round’ në Ligën e Kampionëve.
Arbnori është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.