Arijanet Muric: Shpresoj të më ketë parë Guardiola
Arijanet Muric ka bërë paraqitjen e parë me fanellën e Kosovës.
Portieri i Manchester Cityt e mbajti portën e paprekur për 90 minuta kundër Azerbajxhanit.
“Jam shumë i lumtur, është një moment i veçantë për mua, jam shumë i kënaqur për paraqitjen”, ka thënë Arijanet Muric.
“Jam shumë i lumtur që në këtë moshë debutova debutova me Kosovën”, ka shtuar talenti i Manchester Cityt.
“Nuk e di, shpresoj që e ka parë këtë ndeshje”, është përgjigjur pyetjes nëse këtë ndeshje e ka parë trajneri i tij, Pep Guardiola. /IndeksOnline/