Taksa 100% nga Kosova, Serbia mbledh urgjentisht sonte Këshillin e Sigurisë
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sot pasdite do të ketë takime të jashtëzakonshme me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE dhe anëtaret e Kuintit, e më vonë pasdite e ka thirr takimin e Këshillit për Siguri Kombëtare me rastin e masave më të reja të Qeverisë së Kosovës, lajmëron Tanjug.
Vuçiq së pari do të takohet me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë e më pas edhe me ata të anëtarëve të Kuintit dhe me shefin e delegacionit të BE.
Pas këtyre takimeve Vuçiq do ta mbajë mbledhjen e Këshillit për siguri kombëtare.