75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Driton Kuka reagon për preminë që iu nda FFK-së

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka ndarë 500.000 euro për Federatën e Futbollit të Kosovës për sukseset e arritura.

Kadri Veselit i shkon në vend ‘amaneti’, gjysmë milioni ia jep përfaqësueses së Kosovës

Për këtë lajm ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Trajneri i Majlinda Kelmendit ka shkruar se mjete nevojiten edhe për Federatën e Xhudos, madje duke ironizuar se kjo federatë ka “miliona”.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Sot Qeveria ndau 500 mijë Euro Federatës së futbollit me propozim të Kryeparlamentarit Veseli 
për rezultatet e arritura.
Vendimi qëlluar dhe me plot meritë.
Vendim ky për sukseset e fundit .
Federata e xhudos ka buxhet me miliona ska nevoj për përkrahje shtesë!!!!