23:14 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Edhe Shqipëria t’i vë taksë Serbisë, sikurse Kosova”

Taska 100% për mallra e vendosur nga Republika e Kosovës për Serbinë dhe Bosnjës dhe Hercegovinën është mirëpritur nga gjithë spektri politik në Kosovë, përpos Listës Srpska.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dhënë një propozim që njëjtë të veprojë edhe shteti ynë amë, shkruan Indeksonline

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu gjatë seancës së sotme sugjeroi që edhe qeveria “Rama” të nis këtë masë ndaj Beogradit zyrtar.

“Pra, ta shqyrtojë mundësinë e masës ndaj Serbisë. Rendi do të ishte të bashkëpunonim edhe me Shqipërinë e jo të koordinomi si me i ndryshu kufijtë”, është shprehur ai.