Filmi i ri i Jennifer Lopez pasqyron jetën që ajo do bënte sikur të mos bëhej e famshme
Ajo njihet si ‘Jenny From The Block’, një vajzë nga lagjia Bronx e Nju Jorkut, e cila u bë një yll i madh botëror.
Këngëtarja Jennifer Lopez, ka zbuluar se filmi i saj i ri, ‘Second Act’, tregon pak nga jeta që ajo mund të ketë patur sikur ajo kurrë nuk do të bëhej yll i muzikës, shkruan Indeksonline.
Duke folur për projektin, 49-vjeçari tha për karakterin e saj në film, ‘Mya’ se i ngjanë shumë jetës që ajo ka bërë.
‘Nëse do të isha unë, nëse do të rrija në Bronx. Nëse kisha ëndërr të punoja në qytet, kisha ambicie dhe talent, por thjesht nuk kam pasur mundësi”, ka thënë ajo për rolin që ngjan me jeten e mëparshme të saj.
Komedia romantike tregon për një grua që punon në një dyqan të thjeshtë e cila arrin të depërtojë për të realizuar ëndrrat.
Ndryshe, Jennifer u rrit në Bronx dhe kishte një jetë modeste financiare, ajo arriti të depërtoj në skenë në vitin 1991, kur ajo u punësua si një balerinë rezervë për grupin e njohur të djemve, New Kids për turneun e tyre./IndeksOnline/