Lady Gaga paraqitet thjeshtë por shkëlqen në tapetin e kuq
Ajo tërhoqi gjithë vëmendjen mbi vete, duke lënë në hije edhe personin e mbrëmjes.
Këngëtarja Lady Gaga, u shfaq në tapetin e kuq mbrëmjen e së enjtes, në hotelin luksoz Beverly Hilton Hotel.
Gjithçka teksa mbahej edicioni i 32 i çmimeve ‘American Cinematheque Award’, në nder të aktorit Bradley Cooper.
Këngëtarja me flokët e mbledhura dhe me një fustan të gjatë, tërhoqi vëmendjen mbi vete. Gjithçka për shkak të transparencës së fustanit, ku binin në sy hiret e saj.