11:01 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përlotet Lady Gaga në eventin e njohur, kjo është arsyeja

Lady Gaga e ka dëshmuar vetën edhe si aktore në rolin kryesor të filmit ‘A Star Is Born’, në të cilin luan përkrah aktorit të njohur, Brandley Cooper.

Kënëgtarja e njohur, ka shpërthyer në lot derisa ka ndarë çmimin për të arritura në kinematografi të kolegut të saj Cooper, në eventin ‘American Cinematheque Award Presentation’, shkruan Indeksonline.

32 vjeçarja nuk mund ti përmbante lotët duke dhuruar edhe një fjalim emocional për aktorin Brandley.

Lady Gaga emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germontta deklaroj se 43 vjeçari e ka ndihmuar të jetë përsëri vetvetja.

“Kam ikur nga Stefani për një kohë të gjatë, kam vendosur një kapele heronjësh dhe e kam quajtur vetën Lady Gaga. Ti më ke sfiduar që të zhytem aq thellë sa ta shoh përsëri vetën, që të jem Stefani përsëri” u shpreh Lady Gaga derisa nuk i përmbante lotët.

Përveç këasj, këngëtarja u kujdes që të gjitha shikimet të ishin tek ajo edhe me dukjen glamuroze, në një fustan të gjatë elegant, Lady Gaga ishte padyshim ylli i mbrëmjes./Indeksonline/

Temat: