75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në tri projektligjet e FSK-së mungon termi “Republikë”

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar tri projektligjet për FSK-në me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Teksa deputetët e këtij komisioni patën një adresim.

Ata thanë se mbetet e pakuptimtë që në terminologjinë juridike termi ‘Republikë’ përjashtohet nga tri projektligjet.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj megjithëse ka shprehur mbështetjen e tij për tri projektligjet, ka dhënë vërejtjen e mungesës së termit “Republikë” në këto tri projektligje.

“Vërejtja ime dhe sugjerimi im është, duke marrë parasysh atë nëpër të cilën kalon gjithmonë Republika e Kosovës, sidomos tek fuqizimi i subjektiviteti i brendshëm dhe i jashtëm, akoma mbetet e pakuptimtë që në terminologjinë juridike termi ‘Republikë’ përjashtohet nga tri projektligjet… Për mua mbesin disi të cunguara nga terminologjia që nuk është në projektligje. Sido që të jetë, unë do t’i jap mbështetje, por me qëllim a pa qëllim, ne po rrëshqasim në disa elemente dhe po paraqesim njëfarë dobësimi të institucioneve kushtetuese”, tha ai.