75 Mall Live Search
17:38 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

A do të jetë në tribuna për ndeshjen, Juve – Inter? Përgjigjet Marotta

Giuseppe Marotta është përgjigjur me ”do ta shohim” kur është pyetur nëse do të jetë në tribuna për Derby d’Italia mes Juventusit dhe Interit të premten.

Drejtori i lartëcekur u largua nga Juventusi më herët këtë sezon dhe pritet të punësohet te ”Nerazzurrët”.

Deri më tani, Marotta nuk është emëruar ende zyrtarisht, por pritet që ai të arrijë në Inter si shef ekzekutiv apo drejtor teknik para Vitit të Ri, transmeton IndeksOnline.

Sot, ishte një takim në Lega Serie A, dhe ish-drejtori i Juventusit ishte në cilësinë e këshilltarit.

”A do të jem unë në tribuna për ndeshjen, Juve – Inter?”, ishte pyetje në drejtim të Marottas.

”Do ta shohim..”./IndeksOnline/