Fjalët emocionale të Modric pasi e fitoi ”Topin e Artë”
Edhe zyrtarisht, Luka Modric është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2018.
Në ceremoninë e France Football të mbajtur në Paris, mesfushori kroat e fitoi ”Topin e Artë”.
Pasi e pranoi çmimin, Modric i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke thënë se është e vështirë ta shpreh këtë me fjalë.
”Unë kam shumë emocione. Është me të vërtetë e vështirë ta shprehi këtë në fjalë. Vetëm dua të jap falënderime”, tha Modric, transmeton IndeksOnline.
”Është një ëndërr që është bërë realitet. I falënderoj të gjithë – nga bashkëlojtarët deri te menaxhmenti”.
”Është një nder i madh për mua, është një privilegj që e fitoj këtë çmim”.
”Ky vit ka qenë tejet special”, përfundoi Modric./IndeksOnline/