08:32 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kështu votoi gazetari nga Kosova dhe ai i Shqipërisë për ”Topin e Artë”

Në ceremoninë e djeshme në Paris, France Football shpalli fituesin e ”Topit të Artë”.

Çmimin në fjalë e fitoi mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili ndali dominimin 10-vjeçar të Messit dhe Ronaldos.

Ndërsa, për ta zgjedhur fituesin, France Football ka mbledhur votat e gazetarëve në mbarë botën, transmeton IndeksOnline.

E tashmë është bërë e ditur se gazetari nga Kosova, Bajram Shala ka dhënë 6 pikë për Modric, 4 pikë për Mbappe, 3 pikë për Ronaldon, 2 për Varane dhe 1 për Griezmann.

Tutje, edhe votat e gazetarit nga Shqipëria, Besnik Dizdari janë numëruar në këtë proces.

Për dallim nga Shala, Dizdari dha 5 pikë për Griezmann, 4 për Modric, 3 për CR7, 2 për Messin dhe 1 për Mbappe./IndeksOnline/