Pak ditë para Ushtrisë, Kadri Veseli niset për në Amerikë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nesër do të udhëtojë për në Uashington.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Veseli gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë takime me zyrtarë të ndryshëm amerikan.
Vizita në fjalë ndërlidhet me seancën e 14 dhjetorit, kur edhe pritet të jenë për votim Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se do të arrihet edhe marrëveshja për një donacion me armë për Ushtrinë e Kosovës. /Indeksonline/