75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shefja e kabinetit të Hahnit pa “kokërr marre” kritikon Kosovën

Shefja e kabinetit të komisionarit evropian Johannes Hahn, Annemarie Huber është deklaruar rreth mos-heqjes së taksës 100% për shtetin e Serbisë.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Twitter”, ajo ka theksuar se vazhdimi i taksës nga ana e Kosovës do të ketë një ndikim të keq në rajon.

“Jemi të zhgënjyer për futjen e tarifave për importet nga Serbia dhe BiH nga Kosova. Kjo është e papranueshme, kundër parimeve të REA dhe CEFTA. Ajo minon të gjithë punën e mirë të bërë dhe ka një ndikim negativ në të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare që të largojë vendimin e saj për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Ai gjithashtu ka shtuar liberalizimi vizave nuk do të mund të bëhet deri në vitin 2020.

Vlen të theksohet se pavarësisht kërkesës se tij për taksën, kryeministri Haradinaj është deklaruar i prerë se s’do të ketë tërheqje pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës. /Indeksonline/

 

Temat: