Të mërkuren tjetër, Prishtina zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori
KB Prishtina ishte njëra prej klubeve më të mira në fazën e grupeve në FIBA Europa Cup.
Skuadra nga kryeqyteti kaloi fazën e grupeve nga vendi i dytë duke kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë kompeticion.
Dhe të mërkurën e ardhshme, prishtinasit do ta vazhdojnë këtë garë, ku do të përballen me klubin gjerman, S. Oliver Wurzburg, transmeton IndeksOnline.
Ndeshja do të zhvillohet në Wurzburg me fillim nga ora, 19:30.
Tani, tifo-grupi i Prishtinës, ”Plisat” kanë kërkuar mbështetje masive për këtë ndeshje.
Përndryshe, është hera e parë që një klub kosovar luan një ndeshje kaq të rëndësishme në Gjermani./IndeksOnline/