Ismet Munishi tregohet sot “Ismet Baba”, zëvëndësimi i portierit në minutën e 119-të ia solli fitoren
Ismet Munishi e ka arsyetuar sot nofkën “Ismet baba”. Trajneri i Vëllaznimit bëri një ndërrim taktik të cilin pak strateg në botë e bëjnë.
Në ndeshjen e kupës ndaj Besës, Munishi vendosi që në minutën e fundit të vazhdimeve t’i ndërroi portierët.

Në vend të Altik Muhaxhirit, “Ismet Baba” e futi në lojë Alban Gecajn.
Pikërisht portieri ia fitoi lojën duke u bërë hero i kualifikimit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës./Indeksonline/