O’Connell: Është e drejtë e Kosovës të krijojë ushtrinë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ruairí O’Connell, ka thënë është Mbretëria e Bashkuar beson së është e drejtë e Kosovës të krijojë forcën e armatosur.
Këtë e ka thënë në bashkëbisedimin e tij me qytetarë përmes llogarisësë tij në facebook.
“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim mealeatet e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, ka shkruar O’Connell./Indeksonline/
