23:30 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ambasadori britanik falënderon për mbështetjen

Abmasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell njihet që është një tifoz i zjarrtë i futbollit.

Në një postim në Facebook, diplomati anglez ka falënderuar të gjithë për mbështetjen pas fitores kundër Kolumbisë.

Ai gjithashtu ka thënë se tash është koha të mirëpresim FC Europën që do të luaj kundër Prishtinës të enjten.

“Faleminderit secilit për mbështetjen! Është koha të mirëpresim FC Europën në Kosovë”, ka shkruar O’Connell. /IndeksOnline/