12:56 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Grafite ‘UÇK’ në shkollën serbe në Lipjan, reagon Gjuriq

Persona të panjohur kanë shkruar grafitë në shkollën serbe në  Lipjan ‘Braca Aksic’.

Në këto grafite është shkruar ‘UÇK’, siç raporton programi i RTK-së në gjuhën serbe, transmeton Indeksonline.

Ndaj grafiteve ka reaguar drejtori i shkollës, Bratislav Djedoviç, sipas të cilit, këto grafike i kanë shkruar disa nxënës shqiptar.

Po ashtu nuk ka vonuar edhe reagimi i drejtorit të zyrës së ashtuquajtur “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, MarkoGjuriq.

Gjuriq, ka kërkuar nga Prishtina ‘të ndalë provokimet’, duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve të marrin masa menjëherë që të mos bëhen provokime që destabilizojnë regjionin. /Indeksonline/

Temat: