17:44 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë aktivitetet për të miturit në Qendrën Edukativo Korrektuese në Lipjan

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta për të miturit, kësaj radhe është realizuar edhe një aktivitet i rëndësishëm ku të miturit e Qendrës Edukativo Korrektuese në Lipjan në shoqërimin e Zyrtares së Arsimit, Zyrtarit Social si dhe Zytarit Korrek​tues, vizituan Muzeun e Kosovës.

Gjashtë të Miturit të cilët ishin pjesmarrës në këtë vizitë u shprehen të kënaqur me pamjet dhe informacionet e dhëna nga Përfaqësuesit e Muzeut të Kosovës të cilët patën edhe pyetje të shumta në lidhje me Muzeun.

Aktivitetet e shumta të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmën për të miturit të cilat do të organizohen nga Shërbimi Korrektues i Kosovës përkatësisht Qendra Edukativo Korrektuese në Lipjan

Temat: