75 Mall Live Search
17:01 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

UEFA publikon renditjen e ligave, Superliga me ngritje të lehtë

UEFA ka publikuar renditjen e ligave të Evropës, ku për vitin e dytë radhazi vlerësohet edhe Superliga e Kosovës.

Kampionati kosovar është ngritur për dy pozita, ku nga vendi i fundit tashmë është në vendin e 53-të.

Superliga ka lënë mbrapa ligën e Andorrës dhe San Marinos, shkruan Indeksonline.

Një kualifikim në Playoff të Ligës së Kampionëve nga një skuadër kosovare do ta ngriste shumë në këtë renditje pasi që kundërshtarët nuk janë shumë të fortë.

Shqipëria është në vendin e 36-të ndërsa Maqedonia në vendin e 34-të në këtë renditje.

Listës i prinë Spanja e ndjekur nga Anglia, Italia, Gjermania dhe Franca. /IndeksOnline/

Temat: