11:59 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dobruna në zyrën e Speciales në Prishtinë, pas pak intervistohet

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është paraqitur sot në zyrat e Gjykatës Speciale në Prishtinë.
Ai ka hyrë brenda në objekt, derisa intervistimi i tij pritet të bëhet nga ora 12:00, shkruan Indeksonline.

Ai ditë më parë tha se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja, si dëshmitar apo i dyshuar.

Ndërkaq sot Safet Syla, ish pjesëtar i UÇK-së ka thënë se është intervistuar 18 orë për luftën e UÇK-së nga prokurorët e Specializuar të Gjykatës Speciale. /Indeksonline/

Temat: