Alisson – De Gea, dueli i titanëve në ”Anfield”
Derbi më i madh në Angli, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, do të zhvillohet në pasditën e sotme.
Në ”Anfield”, sot, djelmoshat e Jurgen Klopp do t’i kenë përballë ”Djajtë e Kuq” në kërkim të vazhdimit të ecurisë pa humbje këtë sezon në Premier League.

Liverpooli, aktualisht është në vendin e dytë, përkohësisht, pas fitores së djeshme të Man Cityt, por me një fitore eventuale sot, do të kalojë në vendin e parë, transmeton IndeksOnline.
E padyshim njëra prej dueleve individuale në ndeshjen e sotme do të jetë mes portierëve, Alisson Becker dhe David De Gea.

Alisson ka pësuar vetëm 6 gola në Premier League këtë sezon, teska De Gea, i cili shpeshherë është konsideruar si më i miri në botë, të paktën nga tifozët e Man Unitedit, ka pësuar 26 gola.
Gjithashtu, Alisson prinë edhe portat e paprekura – 10 kundër 2 ndaj portierit spanjoll. Të dy portierët kanë zhvilluar nga 16 paraqitje këtë sezon në elitën e futbollit anglez./IndeksOnline/
