Prishtina e pandalshme, triumfon kundër Szolnoki Olaj
Z-Mobile Prishtina ka fituar ndeshjen e dytë të FIBA Europe Cup.
Skuadra nga kryeqyteti ka mposhtur skuadrën hungareze, Szolonoki Olaj me rezultat 81-76.
Prishtina fitoi edhe pjesën e parë me rezultat 40-39, shkruan Indeksonline.
Me këtë fitore, Prishtina është në pozitën e tretë me tri pikë aq sa ka edhe Pinar Karsiyaka.
Ndeshjen e radhës skuadra kosovare e zhvillon si mysafir kundër Pinar Karsiyaka me 9 janar. /IndeksOnline/