75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shqiptohen gjobat e para për Arsenalin dhe Tottenhamin pas incidentit në derbi

Arsenali dhe Tottenhami janë gjobitur me 45 mijë funte, respektivisht 50 mijë, për shkak të dështimit për t’i mbajtur në kontroll lojtarët e tyre në derbin e 2 dhjetorit.

Të dyja klubet, kanë hyrë tashmë në procedurë disiplinore të Federatës së Futbollit të Anglisë.

Image result for arsenal vs tottenham 2 december 2018

Situata u tensionua pasi golit të barazimit, 1-1 të shënuar nga Eric Dier në ndeshjen në kuadër të Premier League, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat, 4-2, transmeton IndeksOnline.

Dier vendosi gishtin e tij për t’ua mbyllur gojën pasi shënoi dhe festoi me lojtarët e Spurs para tifozëve të Arsenalit.

Më pas gjërat u tensionuan edhe më shumë, kur lojtarët e Arsenalit filluan një përleshje me rivalët e tyre lokal.

Related image

Përndryshe, Arsenali priti edhe mbrëmë Tottenhamin në ”Emirates” në kuadër të Carabao Cup, ndeshje të cilën e fituan Spurs me rezultat, 0-2./IndeksOnline/