Arsenal shënon fitore të mundimshme ndaj Burnleyt
Ekipi i Arsenal ka arritur të shënojë fitore të vështirë kundër Burnely me rezultat 3:1.
Londinezët kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Aubameyang në minutën e 14-të, shkruan Indeksonline.
Me rezultatin 1:0 u mbyllë pjesa e parë. Me të filluar pjesa e dytë në skenë u paraqit përsëri sulmuesi afrikan Aubameyang duke thelluar epërsinë në 2:0.
Në minutën e 63-të Burnely me anë Barnes arritën të ngushtonin epërsinë. Por kjo ishte e vetmja gjë që ata mund të bënin.
Në minutën e 91-të i inkuadruari në lojë Iwobi shënoi gol duke siguruar fitoren e Arsenalit.
Pas kësaj fitore londinezët është në vendin e pestë me 37 pikë, duke u barazuar me ekipin e Chelseas, që ka një ndeshje më pak.
Kurse Burnley është në pozitën e 18-të me vetëm 12 pikë./Indeksonline/