75 Mall Live Search
10:51 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me medalje presidenciale disa oficerë të parë të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale disa prej oficerëve të parë të UÇK-së.

Thaçi përmes një shkrimi ka njoftuar se ka ndarë medalje për Kadri Kastratin, Binak Ghashin, Mahir Hasanin, Mensur Kasumin, Hysni Ahmetin dhe dëshmorin Agim Qela.

Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve ka thënë Thaci, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta shpallte pavarësinë e saj. Një dekadë pas pavarësisë, në këtë fundvit kur unanimisht në Kuvend u votua krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë i dekorova disa prej oficerëve të parë të UÇK-së. Këtë medalje, sot e ndava për Kadri Kastratin, Binak Gashin, Mahir Hasanin, Mensur Kasumin, Hysni Ahmetin dhe dëshmorin Agim Qela. Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve tanë. HTH./Indeksonline/