75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja e Nainggolan në ankth, sulmohet në rrjetet sociale

Gruaja e mesfushorit të Interit, Radja Nainggolan pohon se ajo dhe vajzat e saj kanë qenë objektiv të ”sulmeve” në rrjetet sociale.

Pezullimi i fundit i Nainggolan dhe audo-inçizimet e tij që bën bujë kohëve të fundit kanë bërë që ai të ngecë në Inter.

”Më lejoni ta them një gjë, ka pasur shumë sulme dhe ofendime në drejtim të profilit tim”, shkroi Claudia Lai në Instagram, transmeton IndeksOnline.

”Jam Claudio dhe lexoj gjithçka që shkruani tek unë”.

”Sa i përket ofendimeve dhe sulmeve drejt meje dhe fëmijëve të mi, është me të vërtetë e çuditshme”.

Kujtojmë se ditë më parë Interi pezulloi mesfushorin belg, i cili pritet të mungojë në derbin e sotëm ndaj Napolit./IndeksOnline/