75 Mall Live Search
19:57 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpat Kasapi shkrihet pas vallëzimit të Rita Orës: Të këndofsha n’dasëm

Rita Ora ka ‘çmendur’ edhe një herë shqiptarët, pasi videoja e saj duke kërcyer me ‘Valle Kosovare’ po shpërndahet gjithandej në internet.

Rita Ora po kalon këto ditë të pushimeve e festave në shtëpi me famlijen e saj.

Ata kanë festuar bashkë Krishtlindjet, ndërsa në një video të festës Rita shihet duke kërcyer shumë e lumtur me këngën e këngëtarit Shpat Kasapi, ‘Valle Kosovare’,

Videoja po shpërndahet e komentohet gjithandej nëpër rrjetet sociale, e nuk kishte se si të mos e shihte edhe vet këngëtari.

Ai e ka shpërndarë videon e Ritës duke kërcyer, ndërsa ka shkruar komentin interesant: “Të këndofsha në dasëm Rita”.