75 Mall Live Search
20:36 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Napoli shënon fitore të mundimshme ndaj Bolognas

Napoli e mbylli vitin 2018 me një fitore “in extremis” kundër Bolognas në “San Paolo”, aty ku të pranishmit mbajtën frymën deri në sekondat e fundit, për të festuar në fund me shifrat 3-2.

Pas të skualifikuarit Koulibaly dhe Lorenzo Insigne dhe me Marek Hamsik jashtë për arsye dëmtimi, skuadrës së Ancelottit iu desh të djersinte shumë për të rivendosur diferencën prej 9 pikësh me Interin.

Spikati me një dygolësh sulmuesi polak Milik, por Santander dhe Danilo kthyen dy herë baraspeshën në rezultat.

Gjithsesi, dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Dries Mertens çoi në ekstazë publikun e “San Paolos”. Në këtë sfidë Elseid Hysaj qëndroi në stolin e rezervave.