75 Mall Live Search
16:23 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Probleme të mëdha për Milanin, ish-drejtori kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim

Ish-drejtori i Milan Marco Fassone raportohet se do të hedhë në gjyq klubin dhe kërkon një dëmshpërblim 30 mln euro për shkarkimin e padrejtë.

Ish-CEO i është vënë kundër Kuqezinjve dhe çështja është në fazat fillestare, por detaje të reja po fillojnë të dalin në sipërfaqe.

Sipas La Repubblica, avokatët e Fassone-s kërkojnë 30 mln euro si formë dëmshpërblimi dhe për rrogat e humbura.

Fassone ishte figura kyçe e administrimit të dështuar të Yonghong Li, bashkë me drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli.

Por të dy janë shkarkuar nga pozicionet e tyre kur Li la Milan për shkak të borxheve të papaguara, kështu që klubi i kaloi fondit Eliott Management.