75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi e Veseli homazhe tek “Memoriali për të Pagjeturit”

Me rastin e ndërrimit të moteve, përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur kanë bërë homazhe pranë “Përmendores dedikuar personave të zhdukur” në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.

Nderime tek ‘Memoriali për të Pagjeturit’ kanë bërë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Të dy vendosën buqeta lulesh pranë memorialit dhe përshëndetën familjarët që edhe këtë vit po e festojnë pa më të dashurit e tyre./Indeksonline/