75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Shaqiri shumë i disponuar para ndeshjes me Manchester Cityn

Xherdan Shaqiri ka qenë befasia më e ëmbël e Premierligës në gjysmën e parë të sezonit.

Ai u ble për 13 milionë funte por forma e tij ka kaluar çdo pritshmëri, shkruan Indeksonline.

Me gjashtë gola dhe tre asistime nga 19 paraqitje, ai po kontribuon në një gol çdo 109 minuta.

Së fundmi, është mbrojtësi Lovren, ai që ka publikuar një video duke bërë shaka me Shaqirin e Salahun gjatë një udhëtimi për një ndeshje në Premierligë, e që janë të shumtë brenda një viti. /IndeksOnline/